FOTO | Renditja e klubeve shqiptare në Europë, Skënderbeu e Shkëndija në rënie

Fakti që pjesa më e madhe e skuadrave tona nuk angazhohen në arenën ndërkombëtare gjatë periudhës së vjeshtës,m bën që ata të mos ndryshojnë pozita në renditjen e përgjithshme, Sigurisht kjo dhe për faktin se rrallë ndodh që ndonjë skuadër e vogla të bëjë ndonjë çmenduri që të ngjitjet me dhjetëra pozicione.

UEFA i azhurnon çdo muaj renditjen e klubeve dhe ajo që bie në sy është fakti se dy skuadrat shqiptare më të suksesshme në vend janë në rënie. Skënderbeu mbetet në vendin e parë, por me ndryshimin se tani pozicionohet në vendin e 157-të. vetëm 20 vende më poshtë është skuadra e Shkëndijës, e cila po ashtu ka shigjetën e kuqe, çka tregon se ka rënie, për faktin se skuadrat e ndodhura pas saj mund të kenë qenë në fazën e grupeve të kompeticioneve të UEFA-s.

Skuadra e tretë shqiptare është Kukësi, që ndodhet në vendin e 213-të, ndërsa më pas duhet të shohim gati 91 vende më poshtë, për të gjetur Partizanin, që është në vendin e 322-të. Laçi ndodhet vetëm 6 vende poshtë “demave”. Renditja e skuadrave shqiptare pasohet nga Shkupi. Për t’u veçuar Drita, e cila tani e sheh veten në vendin e 372-të, vetëm një vend mbi Luftëtarin.

Renditja përfshin të gjitha skuadrat që kanë marrë pjesë në arenën ndërkombëtare, duke bërë që pjesë e kësaj renditje të jenë edhe Tirana, Teuta dje Flamurtari që ndodhen respektivisht në vendet 376, 378 dhe 379. Dy skuadrat nga Kosova Prishtina dhe Trpeça mbyllin këtë klasifikim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *