FOTO | Njihuni me sozinë e Klopit, baristin që transfomohet në trajner

Sozitë në botën e futbollit janë të shumta, ashtu si në çdo fushë tjetër. Nik Uilkinson është 51 vjeç dhe punon si barist. E veçanta e tij është fakti që i ngjan shumë Jyrgen Klopit, trajnerit të Liverpulit.

Diçka e tillë e argëton dhe Nik nuk përton ta mbajë lojën kur dikush i kërkon të bëjë një foto me të apo t’i dhurojë ndonjë autograf. E shtuna është dita më e bukur e javës. Baristi vishet si trajneri gjerman dhe të gjithë surprizohen kur e shohin.

Më pëlqen të jem njeri i famshëm. Kam punuar si korrier për 5 vite dhe shumë njerëz ma vinin në pah ngjashmërinë me Klopin. Tani zbavitem nga ky krahasim. Unë jam vetëm një barist, ndërsa njerëzit më ndalojnë në rrugë për fotografi ose autografe. Diçka e tillë më pëlqen shumë. E shtuna? Vesh uniformën e trajnerit dhe bëj shaka me klientët dhe tifozët”, përfundon sozia e trajnerit të “The Reds”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *