FOTO | Nga Korça në Etiopi, mesfushori titullar me Kombëtaren

Skënderbeu në vitet e fundit ka qenë katapultë për shumë lojtarë që të luajnë në kampionatet më të forta, por dhe të arrijnë Kombëtaren. Edhe Benejam Demte është grumbulluar nga Etiopia në ndeshet e fundit. kombëtarja e tij ka barazuar pa gola ndaj Kenias sot.

Demte ka qenë që nga minuta e parë në fushën e lojës, por mbi të gjitha ka marrë fanellën me numër 10-të. Diçka shumë pozitive për mesfushorin, i cili bën një tjetër hap para.

Në Korçë besojnë se 20-vjeçari mund të rritet akoma dhe më shumë dhe në të ardhmen të jetë edhe ai pjesë e listës së shitjeve të klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *