FOTO | Nga kapës topash te Reali i Madridit, Diaz rigjen “idhullin” Isko

Reali i Madridit arriti të siguronte shërbimet e një prej talenteve më të mëdhenj të futbollit spanjoll, duke firmosur me Brahim Diaz. Perez pagoi 15 milionë euro+5 milionë në formë bonusesh te Mançester Siti dhe 19-vjeçari do të vazhdojë karrierën e tij në Madrid.

Diaz luan në rolin e mesfushorit ofensiv dhe njihet për teknikën e lartë që zotëron. Ai firmosi deri në vitin 2025 dhe ka zgjedhur numrin 21 në fanellë.

Lojtari ka lindur në Malaga, aty ka luajtur për tre vite me ekipet e moshave. Në foto dallohen Isko dhe Santi Kazorla gjatë sezonit 2011-2012 duke festuar një gol të shënuar, ndërsa dallohet dhe Diazi i vogël, i cili ka qenë pjesë e stafit të atyre që kapin topat.

Brahim shfaqet i lumtur dhe me një top në dorë. Tashmë ai do të ketë shansin të luajë në një ekip me Iskon, ndërsa me Kazorlën do të përballet në kampionat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *