(FOTO) Mungon Messi e Ronaldo/ Zbardhet lista e 8 lojtarëve më të shtrenjtë në botë të të gjitha kohrave

Merkatoja ka abuzuar shumë me “emrin” e saj vitet e fundit në futboll. Miliona euro/paund të shpenzuara për një lojtar ose në disa raste për një listë “buum”. Nga një anë sheikët, nga një anë tjetër kinezët, dhe së fundmi amerikanët, janë bërë lordët e merkatove futbollistike. Shifra të çmendura që shpesh herë nuk justifikohen për aftësitë e lojtarit apo edhe për respektimin e Fair Play Financiar.  Jo më kot edhe FIFA ka nisur shpesh edhe hetim ndaj skuadrave që nuk kanë justifikuar derdhjet e tyre. Por kush janë lojtarët më të shtrenjtë të historisë së futbollit?

Flasim këtu për lojtarët e të gjitha kohrave pas inflacionit(rritja e vlerës së merkatos). Llogjika e thjeshtë na dërgon te Messi, Ronaldo, Mbappe apo Neymar. E vërtetë, por në këtë rast vetëm ky i fundit është pjesë e listës së lojtarëve të artë e të paçmueshëm. Analistët e tregut italian “PlayRatings” kanë hulumtuar gjatë dhe kanë dal në një rezultat prej tetë lojtarësh me vlerën më të lartë të tregut të merkatos.

Vendin e tetë e zë siç thamë Neymar. Transferimi i brazilianit nga Barça te PSG kushtoi 199 milion paund, po aq sa vlera e tij pa inflacion. Më tej renditet Higuain. Pak e çuditëshme apo jo? Transferimi i argjentinasit nga Napol te Juventus për 74 milion paund, sot vlerësohet me 232 milion paund. Ndërkohë kreu mbahet nga i padiskutueshmi Fenomeno. Ronaldo do të kushtonte sot 380 milion paund, 80 milion paund më tepër se magjistari Maradona./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *