FOTO | Memushaj shembull dhe jashtë fushave te Peskara

Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, Ledian Memushaj është një nga lojtarët më të mirë në Serie B, pasi me skuadrën e Peskarës po bën një sezon shumë të mirë.

Aktualisht, Memushaj regjistron shtatë asiste në emrin e tij dhe është ideatori i lojës së bardhekaltërve. 32-vjeçari admirohet shumë nga tifozët e Peskaras dhe konsiderohet si lider i skuadrës.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, ku ishin të pranishëm të gjithë lojtarët e klubit italian, të ftuar ishin dhe disa tifozë me aftësi të kufizuara. Memushaj ishte një nga lojtarët më të kërkuar dhe mesfushori shqiptar nuk i refuzoi aspak, duke bërë foto dhe duke dhënë autografë për tifozët e tij. Një shembull për tu ndjekur nga mesfushori veteran tashmë…

Ledian Memushaj me shokët e skuadrës dhe me tifozët me aftësi të kufizuara FOTO: Pescara Calcio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *