FOTO/ Me ide të veçantë për të fituar të ardhura, klubi i njohur holandez e kthen stadiumin në lokal

Futbolli në Holandë u pezullua prej kohësh, duke qenë ndër të parat që mori hapin drastik. Por në një moment të vështirë për klubet, që janë prekur nga kriza ekonomike e shkaktuar nga Covid-19, Fejnordi ka gjetur zgjidhjen e veçantë për të shfrytëzuar ekonomikisht këtë periudhë. Klubi holandez ka shpërndarë në faqen e vetë zyrtare edhe lokalin në ambientet e stadiumit.

“De Kuip“ tashmë është vënë sërish në dispozicion të banorëve të Roterdamit, por jo për të ndjekur ndeshjet e futbollit. Këtë herë mund të shkojnë për të konsumuar diçka në restorantin e gjendur në abientet e stadiumit. Për të bërë një gjë të tillë mjafton të kryesh rezervimin në faqen e klubit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *