FOTO | Lojtari mburret me Mesin, bën tatuazh “pleshtin”  

0

Të ndërrosh bluzën me Mesin është një mundësi që e ka jo çdokush. Dihet që në shtëpinë e argjentinasit është një muze me bluzat e lojtarëve kundërshtar që kanë ndërruar fanellën me të dhe çdo futbollist do ndihej i privilegjuar nëse emri i tij do të ishte në atë dhomë.

Por, në muzeun e Mesit ka edhe një fanellë që nuk e ka shkëmbyer me askënd, por që sërish ndodhet mes fanellave të emrave më të mëdhenj të futbollit botëror. Bluza e Hernan Lamberti, lojtarit të Platenses ka zbuluar se fanella e tij është në shtëpinë e yllit argjentinas. vetë lojtari ka postuar një foto të Mesit me bluzën e tij në dorë, por nuk është një rastësi, pasi ylli i Barçës e ka marrë këtë “dhuratë” nga një mik i përbashkët i “pleshtit” dhe Lambertit.

Kjo foto ka një vlerë të madhe për lojtarin argjentinas që ka vendosur ta përjetësojë momentin kur një prej lojtarëve më të mirë në botë ka pozuar me fanellën e tij. Lojtari në fjalë e ka bërë tatuazh foton, në mënyrë që t’ia tregojë kujtdo që takon se Mesi ka edhe fanellën e tij.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.