Foto/ Leeds me tifoz të veçantë, Osama Bin Laden përfundon në tribunat e klubit anglez

Klubet angleze i janë rikthyer sërish fushave të blerta pas ndërprerjes së gjatë, megjithëse këtë herë pa tifozë. Për të thyer atmosferën e akullt të stadiumeve skuadrat kanë ardhur me risi. Kështu shumë ekipe kanë përqafuar idenë për të vendosur në shkallët e stadiumit fotot e tifozëve të tyre besnikë.

Të gjithë mund të kërkojnë të vendosin foton e tyre në tribunën e stadiumit për të mbështetur skuadrën e vetë, por këtë herë në të përfundon një tifoz i veçantë. Është pikërisht një nga terroristët më të mëdhenj të viteve të fundit, Osama Bin Laden. Një gafë kjo e klubit të Leeds, të cilët nuk e kanë konfirmuar imazhin dhe e kanë lejuar ta vendosin në shkallët e stadiumit në mbështetje të lojtarëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *