FOTO | Lajm i mirë për Skënderbeun, një i huaj më pak për Shehin

0

Skuadra e Skënderbeut është një nga ekipet me më me shumë lojtarë të huaj në përbërje. Edhe vetë trajneri i skuadrës, Orges Shehi e ka pranuar shpeshherë se zëvendësimet e tij janë të kushtëzuara, për shkak të numrit të madh të lojtarëve të huaj që ka kontigjenti i Skënderbeut.

Sot, klubi korçar ka marrë një lajm të mirë, pasi mesfushori Shqiprim Taipi ka marrë pasaportën shqiptare dhe nuk do të jetë më në listën e lojtarëve të huaj. Deri më tani, Taipi ka pasur pasaportë serbe dhe kjo gjë ka detyruar Shehin që të jetë i rezervuar në minutat që i ka dhënë.

Tashmë, numri një i stolit të korçarëve nuk duhet të shqetësohet më për Taipin, por sërish ka shumë lojtarë me nënshtetësi të huaj. Pritet që dhe Asani të pajiset me pasaportë shqiptare, por deri më tani nuk ka asnjë të re sa i takon sulmuesit anësor.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.