(FOTO) Koronavirus “zbret” në derbin e Milanos, zbulohen fanellat e veçanta për të prekurit në Kinë

Në Milano luhet një derbit më të bukur të Europës. Inter-Milan në njëpërballje të përjetshme që vit pas viti dhurojnë spektakël në tribuna e padyshim në fushën e lojës. Edhe këtë herë spektakli pritet po i njejti në një kohë kur Inter është në një nga sezonet ku synon drejtpërdrejt kampionatin ndërsa Milan varë sërish shpresat te të rinjtë e mbi të gjitha te rikthimi i Ibrahimoviç.

Megjithatë në ndeshjen e së dielës do të ketë një moment dedikues dhe mjaft prekës. Bëhet fjalë për një nga virusin e tmerrshëm që ka prekur Kinën ditët e fundit. Në respekt të viktimave por edhe të pronarëve të klubit, Inter do të zbres në fushë me disa fanella të veçanta.  “Ne jemi me ju, jini të fortë”, “FORZA CHINA”, “Sot dhe gjithmonë, së bashku si ekip, forca Wuhan” do të jenë disa nga mesazhet e stampuara në fanellën e zikaltrëve. Viktimat e humbura nuk kthehen por solidariteti me një popullësi që vuan është mesazhi më i mirë që futbolli shpërndanë në mbarë botën./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *