FOTO | Komoditeti në “Bernabeu” në kufijtë e “çmendurisë”, tani dhe tualetet me TV!

Nëse infrastruktura e stadiumeve tona lë shumë për të dëshiruar dhe mungojnë shumë gjëra të nevojshme për të shijuar një ndeshje futbollit, ndryshon puna në Europë dhe sidomos në stadiumet e ekipeve të mëdha.

Reali i Madridit nuk po kalon një moment pozitiv në fushën e blertë, por të shohësh një ndeshje në “Santiago Bernabeu”, përveçse një emocion i paharrueshëm, është dhe një komoditet i madh.

Së fundmi drejtuesit e klubit “merengues” kanë aplikuar një teknologji të nivelit të lartë në… tualetet e stadiumit. Nevojat personale mund të të bëjnë të humbasësh ndonjë gol të ekipit, ose ndonjë rast, apo episod të ndodhur, por kjo nuk ka më shanse të ndodhë në ndeshjet shtëpiake të Realit.

Klubi ka instaluar ekrane televizive në tualet dhe tashmë tifozët kanë mundësinë të mos humbasin asnjë moment të ndeshjes. Një risi e veçantë dhe unike, me disa tifozë që mund të “harrojnë” të rikthehen në stadium…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *