FOTO | Kamza zyrtarizon Qaqin, konfirmohet dhe largimi i Teqjas

Olsi Teqja dhe Hallaramb Qaqi u shkëmbyen kokë më kokë gjatë ditës së djeshme, me Teqjan që iu bashkua Kukësit dhe Qaqi që do të vazhdojë karrierën te Kamza. Sot, klubi periferik i kryeqytetit ka zyrtarizuar ardhjen e Qaqit në skuadër, por ka njoftuar edhe largimin e Teqjas.

Dihej se Kamza kishte nevojë për një afrim në mbrojtje dhe tekniku Gjoka e konfirmonte shpesh këtë gjë. Ardhja e Qaqit pritet ta përforcojë këtë repart, por dhe largimi i Teqjas është një “mungesë” e rëndësishme.

Qaqi pritet të ketë më shumë minuta te skuadra periferike e kryeqytetit, pasi te verilindorët e Kukësit, nuk preferohej shpesh nga tekniku Cungu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *