FOTO | Kampionati amerikan nis me gola dhe… rekord acari!

0

Fundjavën që lamë pas nisi sezoni i ri i kampionatit amerikan të futbollit, MLS. Një ndër ndeshjet më të veçanta ishte ajo mes Kolorado Repdis dhe Portland Timbers, e cila përveçse spektaklit që dhuroi në fushë, ishte e veçantë, pasi u shndërrua në ndeshjen më të ftohtë të luajtur ndonjëherë në MLS.

Në kohën që u luajt ndeshje, termometri regjistronte temperaturën -7 gradë celcius. Sfida u luajt e gjitha nën reshjet e borës, ku spektakli nga të dyja ekipet nuk mungoi. Plot gjashtë gola të shënuar, karton i kuq si dhe penallti e humbur.

Në fund të takimit, të dy skuadrat ndanë nga një pikë, me vendasit, të cilët barazuan në minutën e 94-të shifrat në 3-3 edhe pse luajtën që nga minuta e 27-të me dhjetë lojtarë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.