FOTO | Juve pret, pushime të çuditshme për De Ligt dhe yjet e futbollit

0

Matijs De Ligt duket se do të jetë lojtar i Juventusit. Pasi Barcelona doli nga gara për të nënshkruar me talentin holandez, “Zonja” është ngjitur në pole position për firmën e tij. Megjithatë, De Ligt duket se nuk ka ndërmend të firmosë, pasi po shijon pushimet.

Së bashku me të dashurën e tij, AneKee Molenar, kapiteni i Ajaksit po shijon pushimet në Bahamas dhe nuk ka ngurruar të ndajë me fansat foto nga dita e tij. Nuk është vetëm De Ligt ai që ka marrë vëmendje, pasi dhe yje të tjerë të futbollit kanë kaluar pushime nga më të ndryshmet.

Mesfushori i Liverpulit, Çambërlejn, ka udhëtuar me avion personal drejt Los Angelos, ndërsa Bernardo Silva ka zgjedhur pyjet e Kalifornisë për të eksploruar. Pushimet më të çuditshme, i ka kaluar padiskutim Sezar Azpilikueta. Mbrojtësi i Çelsit ka zgjedhur Lindjen e Mesme për të kaluar ditët e pushimet, mbi një deve…

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.