(FOTO) “Janë karantinuar 5 vjet, 10 muaj e 6 ditë”/ Thumbime në distancë, tifozët e Partizani: Urojmë mos të zgjasi shumë

Të gjendur pa futbollin e përjavshëm dhe pa prezencën në stadium, dy tifozeritë e kryeqytetit kanë thumbuar njeri-tjetrin gjatë këtyre ditëve. Që nga “Mbylluni brenda, mos dilni nga shtëpia” e deri te lidhja e orarit të lëvizjeve nga ora 05:00(AM) deri në 01:00 (PM) kanë qenë mënyra ironizuese për Guerrilsat dhe Fanaticsat. Ndërsa sot një tjetër mesazh ironik është postuar nga tifozët e kuq. Në rrjete sociale ata kanë kujtuar edhe njëherë kohën pa fitore të Tiranës si një “karantinim” i cili ka zgjatur me vite. E pikërisht plot 5 vite, 10 muaj e 6 ditë ka qenë rekordi me të cilin tifozët e Partizanit krenohen ndaj rivalit të përjetshëm./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *