FOTO | Ish-mesfushori i Kukësit përfundon në ligën e katërt të Zvicrës

Në verë Kukësi ishte një nga skuadrat që bëri më shumë lëvizje, pasi afroi më shumë se 15 lojtarë, po largoi jo pak futbollistë. Një prej tyre ishte Lavdrim Ebipi. Te Kukësi, 24-vjeçari luajtur vetëm në 8 ndeshje duke shënuar dhe një gol.

Mesfushori shënoi në Vlorë duke i dhënë pikë të plota verilindorëve, por aventura e tij përfundoi shpejt. Ebipi ka pasaportë zvicerane dhe ka vendosur që të jetojë atje ku ka dhe familjen. Duke qenë se u largua në fundin e merkatos, ai ka nënshkruar me skuadrën e FC Junajtid Zyrih. Bëhet fjalë për një skuadër në ligën e katërt zvicerane.

Deri më tani Ebipi ka zhvilluar 6 ndeshje, duke shënuar dhe një gol, por vetëm ditën e sotme ai vetë është vetëprezantuar, duke postuar një foto me fanellën e skuadrës së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *