FOTO | Interi lë jashtë Championsi Milanin, në rrjet plas humori

Interi dhe Atalanta arritën të triumfonin një natë më parë, duke siguruar një vend për në UEFA Champions League për sa i përket sezonin të ardhshëm. Zhgënjim i madh në kampin e Milanit, me kuqezinjtë që ishin vetëm një hap larg “Top 4”.

Shpresat më të mëdha ishin në “San Siro”, me Empolin që barazoi në minutën e 76-të, por ëndrra e Milanit u prish nga Naingolan, i cili i dha fitoren Interit në minutën e 81-të. Sfida ishte mjaft emocionuese dhe dramatike, me Empolin që iu afrua golit të paktën tre herë deri në fund, duke i bërë të gjithë me zemër.

Lidhur me këtë fakt, në rrjetet sociale ka shpërthyer humori, ku Milani është nën shënjestër të memeve. “Të jesh tifoz i Interit nuk është stresuese… Jam Mario dhe jam 23 vjeç”, ndërkohë që në foto paraqitet një njeri i moshuar.
“Brenda dy ditësh në Serie B dhe jashtë Champions League”, duke iu referuar ekipit Primavera të Milanit që ra në Serie B dhe ekipit të madh, që mbeti jashtë Championsit. Këto edhe shumë foto të tjera do t’i gjeni më poshtë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *