FOTO | Humbja me Partizanin, reagon Musta: Made in Superliga!

Partizani mposhti Flamurtarin me rezultatin 3-1 në “Selman Stermasi”, por vëmendjen më të madhe e mori kaosi i shkaktuar në minutën e 40’, pikërisht pas golit të barazimit nga Ribaj.

Sulmuesi i Flamurtarit dhe pjesa tjetër e skuadrës festuan golin në një nga cepat e fushës, por kjo gjë nuk ndaloi disa tifozë të futeshin në fushën e lojës dhe të konfrontoheshin me fotografin e skuadrës vlonjate, situatë që u përshkallëzua edhe me futbollistët e të dyja skuadrave. Ribaj u ndëshkua me karton të kuq, vendim ky që nuk është ende i qartë.

Pas ndeshjes, mesfushori i Flamurtarit, Emiljano Musta ka reaguar në rrjete sociale, ku tregon se po kurohet për një çarje në fytyrë, të cilën e ka mbyllur me dy penj. Për këtë ndërhyrje të Trashit ndaj tij dhe për kartonin e kuq të Ribajt, mesfushori shkroi: “Dy të qepura, s’ka karton. Feston golin, del me të kuq për lojë të ashpër ndaj arbitrit. Made in Superliga!”

FOTO: emiljano_musta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *