Foto | Hazard nuk është i njëjti, ka disa kilogramë më tepër

Reali më në fund arriti të kompletonte ardhjen e një prej yjeve më të mëdhenj të futbollit aktual, Eden Hazard. Belgu la Çelsin për të ardhur në Madrid në këmbim të 100 milionë eurove. Megjithatë, më ardhjen e tij në kryeqytet duket se gjërat nuk po shkojnë aspak mirë.
Belgu i ka shijuar më shumë se ç’duhet pushimet, duke e tepruar me ushqimin dhe anashkaluar ditët e palestrës. E gjithë kjo ka sjellë një rritje shumë të ndjeshme të peshës nga ana e 28-vjeçarit. Ai është paraqitur me rreth 8 kilogramë më shumë se pesha e tij normale.

Kjo mbipeshë ka ndikuar edhe në formën e Hazard në fushë. Në Madrid janë të frikësuar nga kjo gjendje e yllit të tyre. Raportohet se edhe Florentino Perez ka shfaqur rezerva për peshën e sulmuesit. Belgut edhe më parë i është dashur të përballet me këtë problem. Kjo ka ndodhur në vitin 2016, kur ishte pjesë e Çelsit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *