FOTO | Fukui dedikim special, Trashi e Telushi surpriza

Masato Fukui shënoi golin e parë për Kamzën ndaj Luftëtarit, ndërkohë që ka shpalosur një bluzë ku ishte shkruar emri i Bahtir Avdylit, i ndarë nga jeta disa ditë më parë. japonezi e ka ngritur fanellën në drejtim të portierit, i cili po mundohet të përballojë ndarjen nga jeta të vëllait.

E veçanta tjetër qëvjen nga Kamza lidhet me Bruno Telushin dhe Lorenc Trashin. Dy lojtarët ePartizanit po ndjekin nga tribuna sfidën mes Kamzës e Luftëtarit. Nuk është sepo bëjnë “spiunin”, pasi ndeshjen e radhës e luajnë kundër Kukësit. Veç tyre, edhe Jasir Asani është në tribunë gjithashtu.

Trashi e Telushi duke ndjekur Kamza-Luftëtari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *