FOTO | Fitore, festë dhe alkool: Kavalieri Lampard paguan faturën e kripur!

0

Derbi Kaunti mposhti 2-4 Lids Junajtid në transfertë dhe u kualifikua në finalen e madhe për një vend në Premier Ligë. Djemtë e Frenk Lampard përmbysën humbjen 0-1 të ndeshjes së parë të ndeshjeve play-off dhe tani do të përballen me Aston Vilën me 27 maj.

Festa e fitores kundër ekipit të Marselo Bielës ka qenë e madhe. Lojtarët dhe stafi teknik janë parkuar në një pub, aty ku nuk kanë kursyer asgjë. Alkooli ka vërshuar lumë nën tingujt e muzikës, ndërsa fatura e majmë ka mbërritur shifrën 2800 sterlina, ndryshe 3200 euro!

Plot 209 birra, 75 Jagermaister, 65 shotsa me vodka, 53 xhin tonik, 54 Sambuka, 38 gota tekila dhe 5 shishe Proseko ka konsumuar skuadra e Derbi Kaunti. Trajneri i dy herë fituesve të Premier Ligës është treguar kavalier dhe ka paguar gjithë shumën.

Lampard ka qenë në qiellin e shtatë pas fitores së madhe dhe nuk ka lënë askënd të harxhojë asnjë cent. Trajneri i Derbit ka vendosur të qerasë heronjtë e tij, të cilëve iu duhet edhe një sforco kundër ekipit nga Birmingemi në finalen e 27 majit.

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.