FOTO | Fati i bashkon sërish, tani te klubi i Milanit

Teo Hernandez dhe Ismael Benaser do të luajnë me Milanin sezon e ardhshëm. Mbrojtësi erdhi nga Real Madrid, ndërsa mesfushori nga Empoli. Të dy kanë lindur në vitin 1997, por Teo është vetëm 56 ditë më i madh.

Të dy kanë lindur në Francë, pavarësisht se janë me origjinë spanjolle dhe algjeriane. Së fundmi qarkullon në internet një foto ku shihen Hernandez dhe Benaser. Ishte koha kur luanin me kombëtaret U18 dhe U19 të Francës.

Benaser (m) dhe Teo Hernandez (d)

Atëherë ishin shokë skuadre dhe fati deshi që të luanin përsëri bashkë, por tani te Milani i madh. Më saktë, me dëshirën dhe qëllimin për të ndihmuar në rikthimin e Milanit të madh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *