FOTO: Fanellat e reja të Çelsit, “Nike” e menderos

0

Është bërë zakon në klubet Evropianë që akoma pa u mbyllur sezoni aktual, të prezantohen uniformat e sezonit pasardhës. Pas Barcelonës dhe Juventusit, ka qenë radha e Çelsit për të zbuluar sesi do të vishen “Blutë e Londrës” vitin që vjen. “Nike” është firma sportive e veshmbathjeve, që bashkëpunon prej dy vitesh me londinezët.

Uniforma e re, përveç ngjyrës dhe sponsorit nuk ngjan në asnjë tipar tjetër me këtë aktualen. Në të gjithë bluzën ka disa vizime të çrregullta që me siguri e kanë një domethënie, por që dizenjuesit kanë dështuar ta bëjnë të kuptueshme vendosjen e atyre motiveve. Jaka është në formën e shkronjës “V”, që është një model i dalë mode tashmë. Në uniformën e dytë mbizotëron e bardha.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.