FOTO | Evra publikon bisedat para “mrekullisë” bardhezi: Askush si Kristiano Ronaldo!

Patris Evra ishte ndër të paktët që besonte fort te përmbysja e madhe e Juventusit përballë Atletikos së Madridit. Francezi postoi një video përpara ndeshjes, aty ku karikonte ambientin bardhezi me pozitivitet dhe besim për të rikthyer rezultatin 2-0 të ndeshjes së parë.

Mrekullia ndodhi dhe Kristiano Ronaldo me shokë ju dhuruan një mbrëmje magjike të gjithë tifozëve të “Zonjës së Vjeter”. Evra ka vendosur të bëjë publike bisedën e bërë me yllin portugez 5 ditë përpara ndeshjes së kthimit.

Bashkë kanë luajtur e fituar me Mançester Junajtid, janë miq të mirë dhe Patris e adhuron Kristianon. Ky i fundit është absolutisht më i miri në botë sipas Evrasë, i cili kërkon të nxjerrë në pah besimin, sigurinë dhe vendosmërinë e madhe të Kristiano Ronaldos.

Nuk kam dyshuar kurrë te ti dhe mezi po pres ndeshjen e kthimit. Kam besim te ti, vëlla. Njerëzit janë gati të më vrasin sa herë që ti ose Juventusi humbasin”, i shkruan Evra, ndërsa juventini përgjigjet shkurt. “E di, do kualifikohemi, vëlla. Në shtëpi do t’i copëtojmë”, komenton Ronaldo, i mbushur plot besim e siguri.

 

View this post on Instagram

 

Behind the scenes… these are messages between me and @cristiano 5 days before the massive comeback!!! This just shows you the confidence, the anger, the determination from the best player in the world ? we should thank cricri mummy and daddy and of course god ??for giving to us that nice man and unbelievable player. Every big occasion with big pressure my brother always proves he is the man !!! Soo please don’t be jealous I just wanna share and if you don’t agree I can’t do anything for you …enjoy your life but you have to recognise he is simply the best of the best and don’t try to tap the screen for his number ??? #ilovethisgame #positive4evra @juventus #finoalafine #world #bestplayer

A post shared by Patrice Evra (@patrice.evra) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *