(FOTO) Empoli kthehet në Serinë A, mes flamurit shqiptar dhe festës së Veselit!

Empoli është matematikisht në Serinë A. Klubit nga Toskana i ka mjaftuar një barazim 1-1 me Novarën për të siguruar ngjitjen në elitën e futbollit italian katër javë nga fundi i Serisë B. Skuadra e Andreacolit ka kaluar në epërsi me Kaputon (36’), ndërsa për Novarën ka barazuar Puskas në të 49-ën.

Për Empolin qëndrimi në Serinë B ka zgjatur vetëm një sezon, pasi duke nisur nga sezoni i ardhshëm, ata do të jenë përsëri pjesë e më të mirëve në Itali.

Në radhët e Empolit aktivizohet edhe mbrojtësi i kombëtares, Frederik  Veseli, që këtë sezon ka luajtur 27 ndeshje dhe vetëm dy herë e ka nisur nga stoli. Gjatë gjithë sezonit, mbrojtësi shqiptar ka qenë ndër më të mirët e repartit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *