FOTO | Emocionohet Manaj, gjest fantastik i tifozëve

Rei Manaj pësoi javën e kaluar një dëmtim horror në sfidën që Albasete luajti ndaj ish-ekipit të tij, Granadës. Kjo ishte arsyeja që sulmuesi ynë, nuk ishte i grumbulluar në ndeshjen e sotme ndaj Sporting Gijon. Ndeshja përfundoi në barazim 1-1, teksa pas ndeshjes Manaj ka bërë një postim.

Në llogarinë e tij në “Instagram”, 21-vjeçari ka postuar një foto, ku shfaqen tifozët e Albasetes, duke i dhënë kurajo, pas dëmtimit të pësuar. Tifozët, kanë bërë një banderolë të madhe, ku kanë shkruar “Fuerza R.Manaj” (Forca R.Manaj). Një gjest, që si duket e ka emocionuar sulmuesin tonë.

Manaj ka shkruar karshi fotos: “Faleminderit për dashurinë dhe për të gjitha. Na u shtua një pikë më shumë. Ekip i madh.” Albasete, momentalisht është në vendin e dytë, ku në atë pozicion mund të sigurojë ngjitjen direkte për sezonin e ardhshëm në La Liga.
https://www.instagram.com/p/BsiuVdinudU/?utm_source=ig_web_copy_link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *