FOTO E VIDEO/ Shqiptarët nuk i tremb as shiu, Skocia vishet kuqezi

Kudo që është Kombëtarja e Shqipërisë aty janë dhe tifozët kuqezi. As shiu dhe kushte e vështira atmosferike nuk i kanë ndaluar mbështetësit shqiptar që të vizitojnë stadiumin mitik “Hampden Park”.

Nuk mungon as organizimi i “Tifozëve Kuq e Zi”, të cilët pritet që të dhurojnë spektakël dhe me koreografinë e tyre. Ngjyrat kuq e zi pritet që të jenë dhe në sektorët e tjerë, veç zonës ku është parashikuar të qëndrojë tifozeria mike, kjo për faktin se pritet që numri i tifozëve shqiptar të jetë më i madh se numri i biletave për tifozët miq. Numri i tifozëve shqiptar parashikohet të jetë diku tek1500.

https://www.facebook.com/tkz.al/videos/471815179964893/

Po ashtu nuk mungojnë as drejtuesit e FSHF-së të cilët janë akomoduar në sektorin e tyre në stadium.

Ekipi ka dalë në nxehje dhe po kryen përgatitjet e fundit para ndeshjes me Skocinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *