FOTO/ Dy gola të anuluar dhe penallti, VAR-i merr fjalën në ndeshjen e Tottenham-it

Tottenham a arritur të dalë vetëm me një pikë në fushën e Norwich, që vazhdon të mbajë vendin e fundit në renditje. VAR-i ishte ai që luajti rolin kryesor në këtë takim, teksa në gol u anulua për vendait ndërsa në fund një penallti për Spursat, që i shpëtoi këta të fundit në fund.

Pjesa e parë u mbyll 1-0 në favor të Norëich, megjithëse shifrat mund të ishin dyfishuar nga ai gol që VAR e cilësoi pozicion jashtë loje, Një vendim që padyshim hapi diskutime, teksa distance mes sulmuesit dhe kundërshtarit ishte fare e vogël. Tottenham do të vendosnin gjithçka në baraspeshë në pjesën e dytë me anë të Eriksen, që në minutën e 55 realizon me mjeshtëri një goditje dënimi, duke e lënë portierin kundërshtar të pafuqishëm për ta pritur atë top. Por nga një gol i tillë, vetëm 6 minuta më pas, lojtarët e Tottenham do të shkonin drejt një gafe në prapavijë. Dy mbrojtësat nuk janë kuptuar me njëri-tjetrin duke bërë që ta dërgojnë topin në portën e tyre. Ndërsa vlen të theksohet se më parë një gol i Dele Ali ishte anulluar nga gjyqtari.

Ndërkohë, do të ishte Harry Kane ai që do të shpëtonte skuadrën nga humbja, duke qenë i pagabueshëm nga pika e bardhë e 11 metërshit në minutën e 83 edhe pse përballë kishte një specialist penalltish si Krul. Ishte pikërisht VAR-i që vendosi për këtë penallti në favor të ekipit të Mourinhos, duke qenë në këtë mënyrë protagonist absolut në fatin e ndeshjes./Sport Ekspres/