FOTO/ Distancime dhe puthje, java e parë e Bundesligës na nxorri në 5 konkluzione

0

Na kishte munguar futbollin. 65 ditë pa të ishin mjaft të gjata, të cilat në një pikë u dukën edhe të pazvendësueshme. Për të rikuperuar kohën e humbur e para mendoi Bundesliga. Plot 10 takime pati e shtuna, 4 prej të cilave në Bundesliga II. Por çfarë na mësoi këtë javë rinisja e aktivitetit të futbollit?

1) Distancimi social në futboll që askush nuk e mendonte.

Po u respektua por jashtë fushës së vlertë. Lojtarët u paraqitën me maska dhe larg njeri-tjetrit në Stadium. Por sa mund të zgjasë kështu

2) Emocionet e golit.

Eh, padyshim nuk mund të mungoni. Kaq shumë javë pa festuar. Në fitoren e Hertha, lojtarët shkëmbyen një ‘puthje’ duke harruar Covid-19. Në fakt kjo pritet të ndodh shpesh.

3) Mënyra e festimit të golit.

Në fakt kur je duke mbrojtur portën nga një goditje dënimi, muri i lojtarëve vazhdon të jetë si normalisht. Por për festimet e golave përse duhet të mbahen distancat 2 metra? Gjithsesi, goli këtë javë u festua në mënyra të tilla distancimi.

4) Mbështetja e tifozëve.

Teksa të gjithë ishin duke pritur nisjen e ndeshjeve me një gotë birrë përpara, këta dy tifozë udhëtuan me biçikleta për të mbështetur Leipzig. Prezenca e tyre ishte simbolike duke respektuar edhe kufizimet e autoriteteve.

5) Dëmtimet e lojtarëve.

Asaj që i druheshum të gjithë. Ndodhi në disa raste dhe kryesisht pas minutes së 70′. Kjo për faktin se lojtarët ende nuk janë të karikuar në formën e tyre 100% dhe shqetssime të tilla do të vijojë të ketë./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.