FOTO | “Dështakët” e La Liga-s, Suarez e Benzema kryesojnë listën!

0

Golashënuesi më i mirë i La Liga-s këtë sezon ishte një çmim i ditur prej kohësh, pasi ishte privatizuar nga Lionel Mesi, i cili kishte një diferencë të frikshme me vendin e dytë. Plot 36 gola për argjentinasin, ndërkohë që e ndiqte shoku i tij i ekipit, Luis Suarez me 21 gola.

Gjithsesi, ky i fundit duhet të kënaqet me një tjetër “trofe”. Luis Suarez është “dështaku” më i madh i këtij sezoni në La Liga për sa i përket rasteve të humbura. Plot 31 raste të humbura nga uruguajani, i cili është i shkëputur ndjeshëm nga Karim Benzema.

Sulmuesi i Realit ka shpërdoruar plot 18 raste, ndërkohë që podiumin e plotëson Rodrigo i Valencias me 17 raste. Leo Mesi është i nënti në këtë renditje, me 13 raste të humbura.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.