FOTO/ “Darka e fundit”, Jasir Asanit i bën përshtypje trajneri i Vllaznisë: Njeri i veçantë!

Jasir Asani është larguar nga kampionati shqiptar dhe ka lënë një hapësirë të ndjeshme te Partizani. Tashmë ky futbollist me vlera të mëdha është pjesë e AIK në Suedi, ndërsa e ka gjetur edhe golin e parë në miqësore.

Në ditët e fundit të vitit 2019, Jasir Asani ka darkuar me trajnerin e Vllaznisë, Mirsad Jonuz. Në fillim u mendua si një takim që mund të sillte ndonjë lëvizje të bujshme në Shkodër, por në fakt ishte “darka e fundit” me trajnerin që Asanit i ka bërë përshtypje në elitën e futbollit tonë. “Njeri i veçantë” shkruan futbollisti në “Facebook”, duke e postuar foton pas disa ditëve. Gjithashtu të dy këta protagonistë janë të formuar në Maqedoninë e Veriut dhe kjo është një tjetër e përbashkët që i lidh kaq shumë. /Sport Ekspres/