FOTO | CR7 jashtë garës për “Topin e Artë”, ironizojnë tifozët e Juves!

0

“Topi i Artë” mbetet trofeu individual më prestigjioz dhe të gjithë futbollistët ëndërrojnë ta fitojnë një ditë. E veçanta e këtij viti është fakti që as Leo Mesi dhe as Kristiano Ronaldo nuk janë favoritë për ta fituar çmimin. Kjo dyshe ka ndarë mes tyre 10 “Topat e Artë” të fundit, ndërsa këtë vit kandidatët kryesorë janë: Luka Modriç, Rafael Varan dhe Kilian Mbape.

Mbrojtësi francez i Realit është surpriza, pavarësisht se ai ka fituar Botërorin dhe Champions Ligën, pa harruar paraqitjet fantastike dhe sigurinë që ofron në prapavijë. Nëse Leo Mesi pritej të mos ishte ndër kandidatët kryesore, ndryshon puna për Kristiano Ronaldon. Përjashtim i portugezit ka sjellë reagime të ndryshme, sidomos te tifozët e Juventusit.

Këta të fundit kanë nxjerrë një pankartë, duke ironizuar faktin që në podin e fituesve ndodhet Rafael Varan dhe jo CR7. “Pse Varan dhe jo Masielo?”, shkruhet në pankartën e bardhezinjve.

Kujtojmë që Andrea Masielo luan në rolin e mbrojtësit me Atalantën, ndërsa emri i tij është bërë shpeshherë objekt talljesh nga tifozë të ndryshëm për shkak të dënimit që mori kur luante me Barin. Ai shënoi një autogol në derbin e zjarrtë të Puljas, Bari-Leçe. Një gjë e tillë ndikoi në ngjitjen e Leçes në Serinë A, ndërsa Masielo u dënua me 26 muaj larg futbollit me akuzën e shitjes së ndeshjeve.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.