FOTO | Çmenduria e tifozit anglez, bën një tatuazh “të çuditshëm”

Të jesh tifoz është diçka që jo çdokush e kupton, pasi është një emocion i cili rritet pas çdo here që shkon në stadium, por ka edhe nga ato raste kur dashuria për ekipin e zemrës mund të thuhet se bëhet shqetësuese (varet nga këndvështrimi).

Kombëtarja e Anglisë i bëri tifozët që të ëndërronin se trofeu më i rëndësishëm futbollistin mund të shkonte aty ku ishte krijuar ky sport. Gjithsesi, Anglia nuk mundi që të shkonte më larg se gjysmëfinalet. Një sukses i madh, për faktin se skuadra premton për të ardhmen.

Një tifoz duket se është mahnitur më shumë seç duhet nga përfaqësuesja e Anglisë, aq sa ka shkuar deri aty sa të përjetësojë në trupin e tij të gjithë lojtarët që ishin në Kupën e Botës. Kushedi se çdo të kishte bërë nëse Anglia do të kishte fituar Kupën e Botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *