FOTO | Çmenduri në Argjentinë, tifozi feston titullin me gjyshin… e vdekur!

0

Pasioni i tifozëve për ekipin e zemrës është diçka e pashpjegueshme, ndërsa në Argjentinë janë unik në këtë aspekt. Rasingu u shpall kampion i Argjentinës dhe tifozët e tyre ndihen në ekstazë. Të gjithë kanë dalë rrugëve të Buenos Airesit, ndërsa në Avelaneda atmosfera është e jashtëzakonshme.

Klubi 116-vjeçar festoi titullin e 18-të në histori. Drejtori sportiv i klubit është një emër i madh si Diego Milito, ndërsa tifozët nuk po përmbahen. Një prej tyre nuk e ka harruar gjyshin e tij.

Ai quhet Gabriel Aranda dhe pasionin për Rasingun e ka marrë nga gjyshi i tij, Valentin Aguilera. Ky i fundit ka humbur jetën prej kohësh, por i nipi ka marrë në kamare kafkën e tij dhe kanë dalë rrugëve për të festuar së bashku!

Isha në kamare dhe e nxora gjyshin prej aty. E bëj gjithmonë sa herë luan Rasingu. Kjo është një traditë e jona dhe gjyshi ndihet krenar që e kam nxjerrë jashtë për të festuar titullin kampion”, përfundon tifozi i veçantë për “TNT Sports”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.