FOTO/ Bufon në zyrat e Paris Seint Zhermen

Në një kohë kur e githë vëmendja është përqendruar te transferimi i mundshëm i Kristiano Ronaldos te Juventusi, një tjetër emër i madh i futbollit botëror pret vetëm zyrtarizimin. Prezantimi i Xhanluixhi Bufon te Paris Seint Zhermen duket çështje orësh.

Portieri legjendar zbarkoi në kryeqytetin francez dhe u paraqit në zyrat e klubit të Al-Kelaifit, për të firmosur kontratën. Mëngjesin e ditës së premte, Bufon kaloi me suskes testet mjekësore dhe tani mbetet thjesht formalizimi i marrëveshjes.

Ish-kapiteni i Juventusit do të firmosë kontratë për një sezon te Paris Seint Zhermen, me opsionin për të rinovuar edhe për sezonin e dytë. Bufon do të përfitojë 4 milionë euro rrogë te gjigandët francezë, ndërsa prezantimi është parashikuar të hënën, më datë 9 korrik, në një event madhështor që të sjell në memorie prezantimin e Nejmar vetëm një vit më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *