FOTO | Befasohet Ronaldo, tifozi i vogël në fushë për idhullin e tij

Një episod i veçantë ka ndodhur përpara fillimit të ndeshjes Udineze-Juventus. Një tifoz i vogël ka arritur të futet në fushën e blertë, për të takuar idhullin e tij Kristiano Ronaldon.

Vogëlushi i ka kërkuar një autograf yllit portugez, i cili ia ka plotësuar dëshirën dhe i ka dhuruar një përqafim tifozit special.

Pjesa e parë është mbyllur me avantazhin e dy golave për Juventus. Rodrigo Bentakur kaloi bardhezinjtë në avantazh në minutën e 33-të, ndërsa Ronaldo ka shënuar golin e dytë për ekipin e tij pas katër minutash.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *