Foto: Atmosfera në Elbasan, numër i pakët tifozësh

Kombëtarja luan në orën 20:00 miqësoren ndaj Jordanisë në “Elbasan Arena”. Atmosfera në stadium dhe në ambientet përreth nuk është ajo që shoqëron zakonisht kombëtaren. Numër i pakët tifozësh dhe rrjedhimisht atmosferë e vakët.

Deri më tani janë shitur rreth 1100 bileta, por e kuptueshme duke parë se kemi të bëjmë me një miqësore ndaj një kombëtareje modeste dhe 90 minutëshi do të shërbejë kryesisht për të përgatitur ekipin për ndeshjen e fundjavës në Izrael.

Para ndeshjes presidenti i FSHF-së Armado Duka ka takuar Elseid Hysajn dhe Frederik Veselin, ku nuk ka munguar një përshëndetje dhe bisedë e shkurtër mes tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *