FOTO | Askush si Muriqi, statistikat e nxjerrin në krye

0

Fundjava që lamë pas ishte mjaft pozitive për Vedat Muriqin në Turqi. Futbollisti i kombëtares së Kosovës, shënoi golin e parë në fitoren, që ekipi i tij Rizespor arriti ndaj Akhisarspor, me të cilët aktivizohet sulmuesi i kombëtares kuqezi, Sokol Cikalleshi.

Pas golit të shënuar dhe formës së mirë, Muriqi merr një tjetër vlerësim. “Whoscored.com” ka publikuar formacionin e javës në kampionatit turk dhe gjiganti i sulmit është lojtari më i vlerësuar për sa i përket notave.
Muriqi është vlerësuar me notën 8.6, më e larta nga lojtarët që bëjnë pjesë në formacion, në të cilin bëjnë pjesë lojtarë, si boshnjaku i Bashakshehir, Edin Viska, apo dhe Hugo Rodajega  e Badu Ndiaje.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.