(FOTO) 3 muaj pas lëndimit horror, Ancelotti ka disa fjalë për Andre Gomes

Të dielën e 3 nëntorit, Andre Gomes do të përjetonte një nga momentet më të vështira të jetës. Teksa mes Everton dhe Tottenham luhej minuta e 84 e takimit, koreani Son ndërhyn brutalisht ndaj mesfushorit Gomes. Nga përplasja, kavilja e portugezit doli vendit nga kyçi duke detyruar mjekët e Tottenham të kryenin menjëherë rivendosjen e kyçit në vend aty në fushën e lojës.

Përgjatë kësaj kohe, Andre Gomes ka vijuar rikuperimin në vendin e lindjes duke ecur mjaft mirë me shërimin. Mbërritja e Ancelottit në klubin e Everton pritet të jetë një moment pozitiv për skuadrën e padyshim për lojtarët që do përfitojnë nga eksperienca e tij.

Në një deklaratatë për media, Ancelotti është shprehur i mahnitur nga rikuperimi i Gomes dhe se e pret atë në seancat stërvitore për të bërë trajnim individual. Tekniku italian beson se Gomes është një lojtar mjaft i mirë që i duhet ekipit dhe ndaj Ancelotti kërkon të motivojë edhe më tepër mesfushorin portugez të rikthehet sa më shpejt./Sport Ekspres/

Image