FOTO | ‘10yearsChallenge’ nxjerr zbuluar “besnikun” Xhaka

0

Taulant Xhaka po luan prej shumë vitesh si pjesë e kombëtares shqiptare të futbollit dhe është një nga lojtarët më të mirë te ekipi i drejtuar nga Panuçi.

Mesfushori ka një jetë që luan te skuadra zvicerane e Bazelit dhe ka fituar tituj të shumtë, duke qenë dhe një titullar i padiskutueshëm. Trendi i ri që ka pushtuar rrjetet sociale, “#10yearsChallenge” e ka prekur dhe Taulant Xhakën, i cili në “Facebook” ka postuar një foto me këtë mbishkrim.

Si në vitin 2009, ashtu dhe në vitin aktual, Xhaka është me fanellën e Bazelit dhe me publikimin e kësaj fotoje, mesfushori kuqezi tregon se është besnik i skuadrës së tij, që e bëri të njohur në arenën evropiane.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg