Forrest madhështor ndaj Izraelit, Skocia fiton grupin tonë

Xhejms Forrest frymëzoi Skocinë dhe e udhëhoqi drejt kualifikimit në Ligën B, përveçse i ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Ligës C, me tre golat e fitores 3-2 ndaj Izraelit në Gllasgou këtë të martë.

Sulmuesi shkëlqeu edhe në Shqipëri, me dy gola, ndërsa këtë radhë ishte fenomenal, me të gjithë golat e ndeshjes, në minutat 34, 43 e 64.

Izraeli, që kishte fituar 2-1 në vajtje, kualifikohej me një barazim, ndërsa që në minutën e nëntë Kajal shënoi golin që u duk se dërrmoi skocezët, por ishte veç një shkëndijë, sepse më pas Izraeli u dorëzua përballë furisë vendase.

Në minutën e 75të Eran Zahavi shënoi një gol shprese për izraelitët, por Skocia tregoi pjekuri dhe qetësi, duke mbrojtur fitoren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *