Formula 1 nën diktatin e Mercedes, Botas “fluturon” në Baku

0

Formula 1 vijon të mbetet nën diktatin e Mercedes këtë sezon të ri, teksa në çmimin e madh të Bakut në Azerbajxhan, Valteri Botas e ka “prerë” finishin i pari, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, Luis Hemilton.

I dyti sukses për pilotin finlandez, i cili ngjitet në krye të renditjes së përgjithshme me një pikë më shumë se britaniku. Ndërkohë, podiumin e plotësoi Fetel, të cilit iu desh të kënaqej me vendin e tretë.

Vetëm vendi i pestë për pilotin tjetër të Ferrarit, Le Kler, ndërkohë që Vershtapen e mbylli garën i katërti. Gara e katërt dhe po kaq suksese të dyfisha me Mercedesin, që këtë vit duket i pakapshëm…

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.