Formula 1: Mercedes pa rivalë, Hamilton merr stafetën

0

Edhe në Spanjë histori e njëjtë: Mercedes triumfon sërish me 2 pilotët e saj, 5 dopieta në po aq gara të Botërorit të Formulës 1, por këtë radhë fitues ka qenë Ljuis Hamilton, ndërsa Ferrari nuk kap as podiumin.

Kampioni britanik e nisi në mënyrë perfekte në Barcelonë, me një start agresiv, pa mëshirë, për të kaluar shokun-rival të skuadrës Valteri Botas.

E nisi mirë edhe Sebastian Fetel, por jo aq sa për të ngjitur disa vende në renditje, ndërsa më vonë gjermani e uli ritmin dhe u kalua nga Verstapen me Red Bull.

Në një moment Leklerk përfiton nga një urdhër skuadre për të parakaluar Fetel, por gjermani e mori më vonë vendin e katërt.

Në tërësi një shëtitje e gjatë dhe e lodhshme për Mercedes, me Hamilton që tashmë ka rinisur sulmin drejt titullit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.