Formula 1 Meklaren ndryshon ngjyrën e makinës

0

 

Honda ndryshon ngjyrën e Meklaren që tashmë duhet të heqë dorë edhe nga nofka “Shigjeta e Argjendtë”. Skuadra britanike e Formula 1 do të punojë me motorin e skuadrës japoneze duke filluar që nga ky sezon, por shtëpia nipone e prodhimit të makinave ka vendosur edhe disa kushte për këtë bashkëpunim. Njëri prej tyre është ndryshimi i ngjyrës së njëvendëshes që do të drejtohet nga dyshja Alonso-Baton. E argjendta e kromuar është braktisur nga drejtuesit me qendër në Uoking pas plot 18 viteve me këtë ngjyrë. Alonso dhe Baton do të vishen me portokalli dhe të bardhë, dy ngjyrat simbol të Meklaren dhe Hondas. Por nëse shigjetat e argjendta largohen nga Meklaren, tashmë me këtë nofkë mund të thirren makinat Mercedezit, sepse skuadra gjermane rikthen ngjyrën e kromuar duke zgjedhur koloritin “Kromo”. Edhe pse në qarkullim nuk do të ketë më gri dhe të errët, Honda ka menduar që Meklareni të jetë një makinë e paraqitshme. Projekti nuk është finalizuar ende por tifozët e skuadrës britanike duhet të mësohen me idenë se tashmë kohët kanë ndryshuar dhe 18 vitet e shigjetave të argjendta nuk ekzistojnë më.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image