Formula 1: Hamilton triumfon në Montekarlo, Ferrari rikthehet në pod

Luis Hamilton ka triumfuar në çmimin e madh të Montekarlos në Formula 1. Britaniku ia doli të priste i pari vijën e finishit, ndërsa pas tij u renditën Vetel i Ferrarit dhe shoku i skuadrës, Valeri Botas.

Rezultat fantastik për Mercedezin, që vazhdon të konfirmojë formën e mirë që po kalon. Para nisjes së garës u mbajt 1 minutë heshtje për Niki Laudën, ndërsa legjenda e këtij sporti u nderua edhe sirenat e portit.

Kjo ishte fitorja e 77-të në karrierë për Hamilton dhe e treta në Principatë. Pas tij renditej Maks Verstapen, por ky i fundit u dënua me 5 sekonda dhe përfundoi në vend të katërt, duke humbur shansin për t’u ngjitur në podium.

Jashtë piste përfundoi i riu Leklerk i Ferrarit, i cili u tërhoq në xhiron e 18-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *