Formula 1: Dominon Mercedesi, Botas “mbret” në Australi

Valeri Botas është fituesit i Çmimit të Madh të Australisë dhe gjithashtu ka marrë edhe një pikë bonus për xhiron më të shpejtë.  Një garë mjaft e mirë e tij, teksa ka lënë pas shokun e tij të skuadrës, kampionin e botës në fuqi, Luis Hamilton. Madje distanca ka qenë e  konsiderueshme, 20 sekonda.

Dyshja e Ferrarit ka ngelur jashtë podiumit. Në vendin e tretë u rendit Maks Vershtapen me Red Bull. Gjermani Sebastian Fetel e ndoqi. Leklërk e mbylli në vendin e pestë. Kimi Raikonen e mbylli në vendin e tetë, kurse Robert Kubika i fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *