Formë fantastike me Kombëtaren, klubi turk grumbullon menjëherë Sokol Cikalleshin

0

Sokol Cikalleshi është duke kaluar formën më të mirë që mund të ketë pasur ndonjëherë me ekipin Kombëtar, teksa në tre ndeshjet e fundit që ka luajtur ka arritur të shënojë 3 gola. Këta janë edhe golat e parë që futbollisti nga Kavaja ka shënuar në ndeshje zyrtare me Shqipërinë.

Kjo performancë e sulmuesit shqiptar duket se e ka bindur klubin e Akhisarit që ta rikthejë në stërvitje, pasi nuk ishte grumbulluar asnjëherë më parë. Kjo edhe për arsyen se e ardhmja e sulmuesit shqiptar ishte e paqartë, pasi po shihte një largim të mundshëm për të nisur një aventurë të re. Por duke parë formën e treguar me kuqezinjtë, Cikalleshi do i bashkohet ekipit ditën e sotme me synimin për të vazhduar ecurinë pozitive edhe me klubin turk./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.