Debutim më të keq nuk mund të kishte Sormani, te Skënderbeu-Partizani ndodh gjithçka

Skënderbeu-Partizani 3-1 (Bitri aut’ 43′, Krasniqi 45’+1′, Bregu 83’/ Telushi p 8′, Trashi 92′)

Një debutim tërësisht për t’u harruar ishte për Sormanin në përballjen mes Skënderbeut dhe Partizanit në shifrat 3-2. Goli i parë erdhi nga Telushi me një penallti të kontestuar në minutën e 8 të takimit. Por kur duhej të mbyllej pjesa e parë, ka ndodhur edhe përmbysja

Rron Broja ka dalë me karton të kuq në minutën e 41 të takimit, pasi u ndëshkua dy herë me karton të verdhë. Në minutën e 43 do të vinte autogoli i Bitrit dhe vetëm tre minuta më vonë ishte Krasniqi që i dërgoi korçarët në avantazh.

Pjesa e dytë kishte një tjetër rast të kontestuar me penalltinë e dhënë për Partizanin. Nga pamjet e treguara duket një gabim i arbitrit që akordoi 11 metërsh pasi Dita e kapi topin me kokë dhe jo me dorë. Kjo solli shumë tension në fushë, por Telushi do të gabonte dhe do e nxirrte topin jashtë. Bregu do të nxirrte një kryevepër nga repertori, ndërsa Trashi do të shkurtonte diferencat në sekondat e fundit. /Sport Ekspres/

 

Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Imami, Taipi, Elezi, Ndecky, Gripshi, Bregu, Krasniqi

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Trashi, Broja, Telushi, Ferati, Bardhi, Çinari, Solomon

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online