Formacioni zyrtar/ Prisnim të shihnim Armando Brojën, Lampard e merr një talent nga Chelsea U-23

Chelsea do të përballet kundër Totenhemit, në takimin që nis në orën 13:30. Me shumë kureshtje pritej të shihej nëse Armando Broja do të grumbullohej për këtë përballje. Sulmuesi shqiptar ka punuar në ditët e fundit me trajnerin Lampard, duke u marrë për herë të parë me ekipin A.

Menjëherë pas asaj fitore me rezultatin 2-1 të Chelseat U-23 në transfertë ndaj Arsenalit U-23. Atje Broja do të ishte protagonist i ndeshjes, pasi realizoi golin e parë dhe do të ishte vendimtar për Billy Glamour, që e dërgoi topin në rrjetë në atë aksion.

Por gjithsesi Lampard e ka marrë një talent nga Chelsea U-23 dhe bëhet fjalë pikërisht për Glamour. Nuk është hera e parë për të që ftohet nga blutë në “Premier League”, pasi ka qenë edhe kundër Crystal Palace dhe Sheffield United në vitin e shkuar.

Këtë herë ndodhet në stol, pasi bëhet fjalë për një përballje të ndezur kundër Totenhemit dhe ku nuk lejohen eksperimentet. Gjithsesi ftesa për Glamour dhe thirrja e Brojës në stërvitje, është një sinjal i qartë se Lampard po vazhdon të hedh sytë nga akademia, ndërsa debutimi i lojtari kuqezi mund të vijë së shpejti. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *